Forcimi i lekut përkundrejt monedhës së përbashkët europiane euro ka qenë në përpjestim të drejtë me efektet e ndërhyrjeve që ka ndërmarrë Banka e Shqipërisë për deeuroizimin. Sipas deputetit të Partisë socialiste Ditmir Bushati kjo hedh poshtë supozimet e opozitës se zgjedhjet parlamentare kanë ndikuar forcimin e monedhës vendase.
Forcimi i lekut nuk ka lidhje me zgjedhjet parlamentare. Këtë deputeti socialist Ervin Bushati e ka nënvizuar gjatë diskutimit të projektrezolutës për raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.
“Forcimi i monedhës shqiptare ka qenë në përpjestim të drejtë me efektet nga ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin, çka hedh poshtë supozimet e opozitës për futjen e euros para zgjedhjeve”.
Me fuqizimin e monedhës vendase përfitojnë blerësit shqiptarë pasi mallrat që vijnë nga importi bëhen më të lira ka thënë deputeti Bushati. Ndërsa eksportuesit duhet të përballen me një sfidë të re u shpreh ai.
“Eksportuesit duhet të shtojnë investimet e tyre për përmirësimin e infrastrukturës, pasi një infrastrukturë më e mirë ua bën atyre mallrat më të lira”. /abcnews.al