Festimet për Javën e Europës në Tiranë kanë nisur këtë të shtunë me një mesazh të fortë nga ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, i cili e cilësoi forcimin e shtetit të së drejtës si shtyllën kryesore për mirëqenien e Shqipërisë.
Gjatë aktivitetit ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Gonzato theksoi se megjithëse Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të arritur qëllimet e saj, rruga drejt anëtarësimit nuk lejon “shtigje të shkurtra”.
Ambasadori u shpreh i fokusuar në përmbushjen e plotë të standardeve europiane, duke e konsideruar zgjerimin si një projekt madhor që i përket mbarë shoqërisë shqiptare. Për të shënuar këtë proces integrimi, Java e Europës 2026 do të ofrojë një program të ngjeshur me mbi 50 aktivitete të ndryshme kulturore dhe sociale.
“Forcimi i shtetit të së drejtësi në Shqipëri është themeli i prosperitetit. Jam e sigurt se Shqipëria ka kapacitetin që të arrijë këtë qëllim. Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra të anëtarësimit. Dua të jem i fokusuar në përmbushjen e të gjitha standardeve të Shqipërisë për në BE. Zgjerimi, projekt i të gjithë Shqipëria. Europa po kremton në Shqipëri Ditën e Europës. Java e Europës 2026 do të prezantojë një program me mbi 50 aktivitete. Jam shumë i emocionuar për të parë këto interpretime. Unë jam krenar që përfaqësoj që përfaqësoj BE dhe jam krenar për gjithçka përfaqëson BE-ja”, tha Gonzato.


