“Forcat ruse zhvendosin fokusin e luftës në Ukrainën lindore”

schedule09:46 - 23 Maj, 2022

schedule 09:46 - 23 Maj, 2022

Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm Lord Richard Dannatt gjatë një intervistë mëngjesin e sotëm tha se “fokusi i luftës” tani është Donbasi, në Ukrainën lindore dhe beteja për Severodonestk po “intensifikohet”, sipas skynews.


“Vladimir Putin nuk ka shënuar shumë suksese në këtë luftë deri më tani dhe ai e di se duhet të arrijë diçka shumë shpejt, dhe sipas tij kjo nënkupton marrjen e plotë të rajonit të Donbasit,” tha Lordi Dannatt.

Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm vazhdoi duke thënë se ndërsa trupat e Kremlinit po shënonin fitore të vogla.

“Me ukrainasit që qëndrojnë në mbrojtje, janë rusët ata që duhet të përdorin fuqinë e tyre luftarake kundër pozicioneve ukrainase dhe kjo shpjegon kryesisht pse po rritet numri i viktimave ruse,” tha ai.

Duke folur për situatën në qytetin e rrethuar të Mariupolit, Lord Dannatt tha: “Mariupol ra, që do të thotë se objektivi që rusët donin të arrinin për një lidhje tokësore nga Krimea përmes Mariupolit në Donbas dhe në Rusi. tani është arritur”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!