Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Forcat ruse vazhdojnë sulmin ndaj qyteteve në Ukrainë, raportohet për viktima

schedule09:47 - 2 Prill, 2022

schedule 09:47 - 2 Prill, 2022

Forcat ruse kanë goditur me raketa dy qytete në Ukrainën qendrore mëngjesin e të shtunës, duke dëmtuar infrastrukturën dhe ndërtesat e banimit, tha kreu i rajonit të Poltava, sipas The Guardian.

“Një raketë goditi një nga objektet e infrastrukturës në Poltava dhe Kremenchuk gjatë natës,” shkroi Dmitry Lunin.

Poltava ndodhet në lindje të Kievit dhe Kremenchuk është një nga qytetet kryesore të zonës. Gjithashtu janë raportuar sulme nga forcat ruse edhe në një lagje të Odesa.

Guvernatori i Odesës, Maksym Marchenko tha se forcat ruse lëshuan raketat nga Krimea në jug. Sipas tij, tre raketa ruse goditën një lagje banimi në qytetin port duke shkaktuar viktima. Gjithashtu ka pasur raporte për sulme në disa ndërtesa banimi në qytetin e Lysychansk dhe Toshkivka, sipas Serhiy Haidai, guvernator i rajonit Luhansk të Ukrainës lindore.

Ende nuk dihet numri i viktimave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!