Rusia lëshoi katër raketa në qytetin port jugor të Odesas të shtunën, sipas administratës ushtarake rajonale të Ukrainës, sipas The Guardian.
“Armiku vazhdon jo vetëm shkatërrimin fizik të infrastrukturës së rajonit, por edhe presionin psikologjik mbi popullsinë civile”, tha Komanda Operative e Ushtrisë Ukrainase (Jug).
Sipas informacioneve nuk raportohet për viktima.
#Odesa skies are black all morning. Missile and rocket attacks are basically ongoing. #Ukraine anti air strike systems have a lot of work today pic.twitter.com/Ghm8moT0Dc
— Lesia Vasylenko (@lesiavasylenko) May 7, 2022
Gjatë ditëve të fundit, njësitë e forcave ajrore ukrainase kanë kryer disa sulme kundër forcave ruse në ishullin e gjarpërinjve të pushtuar nga Rusia në brigjet e Krimesë. Të martën, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se goditën forcat ruse që ishin pozicionuar atje duke përdorur një UAV Bayraktar, një dron ushtarak.
Ndërkohë, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka bërë thirrje për rihapjen e porteve në Odesa për të ndihmuar në frenimin e krizës globale të urisë.
Hello from the basement again! Air raid alerts across all of Ukraine’s territory. Russian missile strikes reported in Odesa. As predicted, Russians intensify attacks from air ahead of May 9. Whatever importance that date held before, Russia completely discredited it
— Olga Tokariuk (@olgatokariuk) May 7, 2022
Gazetarja ukrainase Olga Tokariuk tha se forcat ruse po intensifikonin sulmet e tyre përpara 9 majit, Ditës së Fitores së Rusisë që përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
/abcnews.al