Forcat ruse pretenduan se kishin marrë fshatin Bakhmuts’ke në rajonin e Donetsk të hënën, sipas një deklarate të publikuar nga shtabi i Mbrojtjes Territoriale të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR) në kanalin e saj Telegram.
“Që nga 9 janari 2023, fshati Bakhmuts’ke në territorin e Republikës Popullore të Donetsk u çlirua nga Forcat e Armatosura Ruse”, thuhet në deklaratë.
Fshati Bakhmuts’ke ndodhet pranë Soledar dhe Bakhmut zonë e cila ka qenë vendi i luftimeve intensive për muaj të tërë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën i quajti Bakhmut dhe Soledar “një nga vendet më të përgjakshme në vijën e frontit”./abcnews.al/