Qyteti më i madh në Ukrainën lindore është zgjuar nga bombardimet e forcave ruse, sipas një njoftimi të zyrtarëve lokalë. Rusia shënjestroi objektet industriale në Kharkiv, duke plagosur dy civilë, sipas kryebashkiakut të qytetit Ihor Terekhov.
Kharkiv ndodhet 19 milje nga kufiri me Rusinë dhe ka qenë shpesh nën sulmin e forcave ruse që nga fillimi i luftës.
“Sipas të dhënave paraprake, forcat ruse goditën Kharkiv 4 herë. Armiku po synon objektet industriale,” shkroi Ihor Terekhov në Telegram.
Zyrtarët ukrainas presin intensifikimin e sulmeve me afrimin e përvjetorit të parë të pushtimit rus, të premten.
/abcnews.al