Forcat amerikane dhe britanike godasin 13 objektiva të rebelëve Houthi

schedule07:16 - 31 Maj, 2024

schedule 07:16 - 31 Maj, 2024

Forcat amerikane dhe britanike, kanë goditur të paktën 13 objektiva të rebelëve Houthi.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, bombardimet e nisura gjatë natës në Jemen janë një operacion i përbashkët i SHBA-së dhe Britanisë për të goditur rebelët Houthi, me qëllim parandalimin e sulmeve kundër anijeve tregtare.“Forcat britanike janë angazhuar në një operacion të përbashkët me forcat amerikane për të dobësuar aftësitë ushtarake të Houthis, të cilët vazhdojnë të kryejnë sulme kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Operacioni u konfirmua përmes platformës X nga komanda e përbashkët e forcave të armatosura amerikane përgjegjëse për Lindjen e Mesme (CENTCOM, “komandë qendrore”), duke theksuar se avionët amerikanë dhe britanikë goditën “13 objektiva” në zonat e kontrolluara nga Houthi.

/abcnews.al/