“Forca e ligjit ”Arta Marku në zyrën e Xhafajt, në takim dy ministra e kreu i SHISH

schedule13:43 - 10 Janar, 2018

schedule 13:43 - 10 Janar, 2018

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku zhvilloi një takim në Ministrinë e Brendshme me ministrin Fatmir Xhafaj. Mësohet se takimi mes tyre ka qenë larg vëmendjes së medias dhe ka zgjatur rreth 45 minuta duke u fokusuar te zbatimi operacionit “Forca e Ligjit”. Zyra për shtyp e ministrisë brendshme theksoi se të pranishem ishin edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ahmetaj, kreu i SHISH dhe ai i Policisë. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i njohu anëtarët e Task Forcës Qendrore Ndërinstitucionale me ecurinë e procesit gjatë muajit dhjetor te 2017operacionit Forca e Ligjit.

Takimi vjen në një kohë që në radhët e prokurorive, Marku ka bërë një sërë lëvizjesh, të cilat kanë shkaktuar edhe përplasje.

Ky është takimi i dytë mes Markut dhe Xhafajt, ndërkohë që takimi i parë mes tyre është bërë në zyrën e Kryeprokurores, pak kohë pasi ajo u votua në Kuvend./abcnews.al