Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një shkresë zyrtare bashkisë së Durrësit ku kërkon informacione nga kryetarja e Emirjona Sako pas pretendimeve te ngritura nga PD dhe LSI në KQZ se po shpërndahen fondet e rindërtimit për qëllime elektorale.
PD dhe LSI dërguan në KQZ më 2 shkurt denoncimin, duke pretenduar se Bashkia e Durrësit ka miratuar vendime për shpërndarjen e fondeve të rindërtimit për banesat e dëmtuara në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale, për qëllime elektorale. Në denoncimin e PD dhe LSI është pretenduar se bashkia ka miratuar vendime për miratimin e listave për 526 familje që përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit, për ndërtesat e dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019 që variojnë nga 100-500 mijë lek. Këto finde sipas 2 partive politike janë përdorur për qëllime elektorale të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar Bashkie të datës 6 mars 2022.
KQZ vendos afat tre ditë për marrjen e informacionit nga momenti i vënies në dijeni me shkresën. /abcnews.al