Foltorja i vuri flakën Kuvendit/ Reagon Rama: Kanë prekur fundin. I ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia

schedule11:54 - 20 Nëntor, 2023

schedule 11:54 - 20 Nëntor, 2023

Erdhi. Votoi. Iku.

Nuk e kërkoi fjalën mes kaosit dhe tymit, por me tu largua nga Kuvendi, përdori mediat sociale për tu thënë shqiptarëve atë që mendon mbi situatën parlamentare.

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje.”

E sheh opozitën në pikën më të fundit, dhe fajtor për këtë bën vetëm Sali Berishën, të cilit nuk ja përmend emrin.

“Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.”

Rikthimi i Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë, u bë pas 5 javësh mungesë.

 

/abcnews.al