“Fokus, rehabilitimi i objekteve shkollore”/ Rindërtimi, Seferi: Rreth 79 shkolla në zona urbane dhe 100 në zonat rurale

schedule13:45 - 9 Shtator, 2024

schedule 13:45 - 9 Shtator, 2024

Këtë të hënë nisi viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku 28 mijë prej tyre u ulën në banga për herë të parë.

Në një lidhje me “Tirana Live”, nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi tha se në fokus të bashkisë Tiranë është rehabilitimi i të gjitha ambienteve shkollore. Ai theksoi se rreth 79 shkolla janë rindërtuar në zonat urbane dhe 100 në zonat ruale, të cilat u hapën në nisi të viti të ri arsimor.

Sakaq, Seferi theksoi se ky proces do të vazhdojë për gjatë gjithë vitit të ri shkollor.

Nuk është vetëm ky vit, por është një proces që bashkia Tiranë ka vendosur në fokus të punës për rehabilitimin e objekteve shkollore, si çerdhe, kopshte dhe shkolla. Rreth 79 shkolla janë rindërtuar në zona urbane dhe 100 objekte në zona ruralet.

Nuk mbaron ky proces me fillimin e vitit të ri shkollor. Gjatë kohës që ne flasim vazhdon procesi, duke filluar nga shkolla “Edith Durham” dhe deri te shkolla “Pjetër Budi”.

E ka lehtësuar procesin me turne. Por nga ana tjetër në disa shkolla që do të vazhdojnë riparimin, ky proces do të jetë më i modifikuar. Ndërsa në shkollat e reja që hapën dyert sot, ky proces është i normalizuar.

Është bërë një plan masash në Policinë e Shtetit dhe Policinë Rrugore i dedikuar për shkollat. Edhe ky vit do të jetë nën monitorimin e patrullave të Policisë Bashkiake. Do doja të falenderoja në emër të bashkisë Tiranë, të gjithë ata prindër që iu bashkuan thirrjes së kryebashkiakut të Tiranës për minimizimin e trafikut. I bëj thirrje që dhe në ditët në vijim të jemi sa më të mirëkuptueshëm”, u shpreh ndër të tjera Seferi./abcnews.al