FMN: Shqipëria me të ardhura më të ulëta për frymë në Evropë

schedule14:41 - 22 Nëntor, 2017

schedule 14:41 - 22 Nëntor, 2017

Me rritjen ekonomike të vendit, edhe prodhimi i brendshëm bruto për frymë rritet, por Shqipëria mbetet mbrapa për prodhimin vjetor bruto për frymë.  Me një vlerë të PBB-së për frymë prej pak më shumë se 4500 dollare në vit, vendi ynë mbetet ndër të fundit në Europë.

Të dhënat e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se disa vende  kanë përmirësuar në renditje, duke na lënë ne vetëm para Kosovës në renditjen e rajonit të Ballkanit.

Mes 189 shtetesh,  vendi ynë renditet i 105-i. Edhe pse Bosnje-Hercegovina ka shfaqur shpesh mangësi në zhvillimin ekonomik krahasuar me vende të tjera të rajonit, në këtë rast, në renditje është më mirë se Shqipëria. Renditja e të ardhurave për frymë, i përket këtij viti, ndërsa po sipas parashikimeve të Bankës Botërore dhe FMN-së edhe vitin e ardhshëm, rritja e të ardhurave për frymë në vendin tonë do të jetë më e ulët se mesatarja e rajonit të Ballkanit. Nisur nga pasuria ekonomike për frymë, Shqipëria lë pas në Ballkan vetëm Kosovën, e cila renditet në vendin e 20-të, ndërsa në krahasim me të gjitha vendet e Europës, tregon se PBB për frymë është më e ulët Ukrainë e Moldavi.

Sipas parashikimeve të FMN-së në pesë vitet e ardhshme, të ardhurat për frymë në vendin tonë do t’i kalojnë 6200 dollarë në vit./abcnews.al

 

https://youtu.be/j6oydSlWpg4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!