Fluks udhëtarësh në Kapshticë, emigrantët vijnë nga Greqia, nuk ka radhë

schedule12:14 - 19 Gusht, 2024

schedule 12:14 - 19 Gusht, 2024

Pas pushimeve pranë familjeve emigrantët kanë nisur  të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë. Gjithashtu shumë të huaj që vizituan vendin tonë këtë sezon veror janë kthyer në vendlindje.

Nga pika kufitare e Kapshticës në fundjavë u larguan drejt Greqisë rreth 7 mijë e 800 persona. Më shumë se 5 mijë vetë udhëtuan  drejt Maqedonisë së Veriut nga Qafë Thana. Drejt Italisë po këtë fundjavë u larguan përmes portit të Durrësit mbi 18 mijë persona.

Ndonëse gushtit po i vjen fundi ka dhe prej atyre që nisin pushimet në vendin tonë, por më të paktë në numër.

Rreth 4 mijë e 500  persona erdhën përmes pikës kufitare të Kapshticës dhe  rreth 6 mijë nga Qafë Thana.

Nga porti i Durrësit 18 ditët e para të muajit erdhën në vendin tonë  mbi 140 mijë udhëtar.

Për të përballuar fluksin tragetet e linjave Durrës Bari dhe Durrës Ankona do të vijojnë lundrimet e dyfishta  deri fundjavën e parë të shtatorit ndërsa numri i sporteleve të përunimit të pasagjerëve dhe automjeteve  nga 24 ka shkuar në 30. Ndërsa në  doganën e Kapshticë  policia kufitare shqiptare po punon me katër sportele dhe ajo greke me dy.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!