Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fluks në Morinë/ Kosovarët drejt bregdetit shqiptar

schedule11:15 - 16 Gusht, 2025

schedule 11:15 - 16 Gusht, 2025

Të shumtë ishin qytetarët e Kosovës që erdhen në Shqipëri këtë mes gushti. Fluksi i udhëtarëve në pikën kufitare të Morinit  ishte i lartë këtë të shtunë.

Që në mëngjes  në doganë mbërritën qindra automjete nga qytete të ndryshme të Kosovë me destinacion bregdetin shqiptar.  Shumë prej tyre janë emigrantë që jetojnë jashtë vendit.

Policia kufitar ka operuar me procedurë të thjeshtë  të kalimit të kufirit, pa  kontroll për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.



Megjithkëtë  për shkak të fluksit të shtuar  herë pas here krijoheshin radhe të gjata të automjeteve. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!