Në doganën e Morinës ka aq shumë fluks saqë përmes një udhëzimi, lëvizja e kamionëve bëhet me orare. Kjo për shkak se bllokohet trafikut dhe policia do t’u japë prioritet pushuesve.
Kaq shumë kamionë e kaluan natën këtu në doganën e Morinës. Drejtuesit e tyre bënë gjumë brenda në kabina.
Shumë nga ata nuk e dinë për udhëzimin që kufizon lëvizjet e tyre. Kjo për shkak se po u jepet përparësi pushuesve për të lëvizur pa pengesa.
“Unë kam paguar gjobë një ditë, 20 euro veçse nuk e kam ditur”
Dhe shikohet nga pamjet e xhiruara mëngjesin e kësaj të shtune, fluksi i kosovarëve drejt Shqipërisë është i lartë. Moti nuk është favorizues, por radhët shkojnë deri në thellësi të Kosovës.
Për ta përballuar situatën në Morinë janë hapur nëntë sportele. Edhe drejtimi hyrës për Kosovë i është kther lëvizjes drejt Shqipërisë./abcnews.al