Kosovarët rikthehen në vendet e punës, fluks në Morinë

schedule13:08 - 6 Janar, 2018

schedule 13:08 - 6 Janar, 2018

Radhë të gjata automjetesh u krijuan gjatë mesditës në doganën e Morinit. Një pjesë e madhe e udhëtarëve janë shtetas nga Kosova që po kthehen pas pushimeve në vendet ku jetojnë e punojnë.

Për shtetasit nga Kosova pushimet kanë mbaruar.

U duhet të kthehen në vendet e tyre të punës.

Radha e automjeteve në Morinë shkoi deri në thellësi të territorit të Kosovës.

Destiancioni i tyre ishin shtetet e Perëndimit dhe jo vetëm.

Disa prej tyre janë edhe për një fundjavë në Shqipëri.

Numri i qytetarëve ka kaluar mbi 20 mijë, ndërsa i mjeteve në 4000 mijë.

Policia kufitare ka operuar me procedurë të përshpejtuar.

Fluks pritet të ketë edhe gjatë së dielës./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Bujar Muçmataj

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!