Floriana Garo jep lajmin e ëmbël (Video)

schedule21:00 - 6 Qershor, 2019

schedule 21:00 - 6 Qershor, 2019

Prej kohësh tashmë moderatorja e njohur Floriana Garo ka nisur një jetë të re në Zvicër ku i është përkushtuar familjes.

Teksa fliste sot për jetën e saj të re në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo ndau me publikun lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të dytë. Gjatë emisionit, ajo rrëfeu se është tre muajshe shtatzënë dhe u shpreh se do të donte të ishte një djalë.

Rudina Magjistari: Keni në plan t’i bëni një motër ose vëlla Adias?

Floriana Garo: Në fakt unë jam shtatzënë sërish.

Rudina Magjistari: Sa muajshe je?

Floriana Garo: 3 muajshe. Ende nuk është parë gjinia, është shumë herët. Megjithatë ne donim të ishte kështu, që Adia të rritej me një motër ose një vëlla. Ajo ka marrë gjithë vëmendjen e mundshme nga ne, nga njerëzit që kujdesen për të, nga gjyshërit dhe sikur ka filluar të llastohet pak. Mendoj se me ardhjen në jetë të një fëmije tjetër do të jetë më mirë. Mendova se tashmë ishte koha perfekte sepse po merrem me këtë gjë, jam nënë, ia kam marrë dorën dhe nuk doja të harroja. Ndaj edhe i donim afër fëmijët. Do të dëshiroja një djalë meqë kam një vajzë, por siç thonë të gjithë nëse është me shëndet mirë është primarja. Mendoj se për Adian do ishte më mirë të ishte vajzë, por nuk ka rëndësi./tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!