Flitej për një largim, Ramsey: Ndihem shumë mirë, synoj çdo trofe me Juventusin

schedule10:17 - 30 Maj, 2020

schedule 10:17 - 30 Maj, 2020

Aaron Ramsey u transferua te Juventusi në verën e vitit të shkuar si një lojtar me parametra zero nga Arsenali, por në këto 11 muaj te bardhezinjtë ka pasur shumë ulje-ngritje, madje shumë ndeshje ka qëndruar apo i ka nisur nga stoli.

Gjithsesi, mesfushori nga Uellsi mbetet optimist për të ardhmen e tij si bardhezi. “Po ndihem shumë mirë”, tha Ramsey për SportItalia. “Jemi rikthyer në fushat e blerta dhe ka qenë një ndjenjë shumë e mirë.

Vendosa të qëndroj në Itali gjatë gjithë muajve të izolimit dhe isha me në shtëpi familjen time, që më ka qëndruar pranë dhe më ka ndihmuar shumë. Tani jemi të lumtur për rifillimin e futbollit.

Do të na mungojnë tifozët, ndeshjet me dyer të mbyllura nuk të japin të njëjtin motivim. Gjithsesi, ne jemi gati për të rifilluar dhe për të bërë atë që dimë të bëjmë më mirë. Objektivat? Ndeshje pas ndeshje, synojmë të fitojmë çdo trofe të mundshëm”, u shpreh mes të tjerash Ramsey./abcnews.al