Flisni në celular apo shkruani SMS në timon? Këto janë gjobat e reja që ju presin

16:53 | 27/02/202016:530

Drejtimi i makinës duke folur në telefon apo shkruajtur SMS është kthyer në një problematikë të prehtë kohë e fundit duke bërë që policia të gjëjë zgjidhjen tek rritja e nivelit të gjobave dhe përshkallëzimit të tyre në varësi të shkeljes.

Kështu, ndryshe do të gjobiten ata që thjesht kapen me celularin në dorë dhe ndryshe ata që kapen duke shkruajtur SMS.

Gjobat

Drejtimi i mjetit duke përdorur ceularin
-Nëse kapet me celular në dorë, gjobë 5 mijë lekë
-Duke folur në telefon, gjobë 10 mijë lekë
-Duke shkruajtur SMS, gjobë 15 mijë lekë

Kur shkelja përsëritet tre herë në vit, i hiqen 10 pikë nga patenta dhe i pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj.

Sjellja agresive në rrugë
Parashikohet gjobë 10-20 mijë lekë si edhe heqje të 5 pikëve nga patenta për ata që sillen në mënyrë agresive në rrugë duke i bërë presion shoferëve të tjerë me drita, bori, etj.

Parakalimi
Në rastet e parakalimeve të gabuara, gjoba ka qenë nga 1 deri në 3 mijë lekë, kurse tani është bërë 5-10 mijë lekë. Nëse përsëritet brenda vitit, hiqet patenta një muaj. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono