Flet për ABC News artistja kosovare, Eliza Hoxha

schedule16:23 - 1 Qershor, 2018

schedule 16:23 - 1 Qershor, 2018

Policia serbe i konfiskoi tri foto në kufi, kantautores nga Kosova Elisa Hoxha e cila do të shkonte në Beograd për festivalin e kultures kosovare. Artistja, që është njëkohësisht edhe fotografe, i kishte shkrepur fotot në vitet  para luftës.

Eliza Hoxha, është kthyer në provokatore. Policia serbe ndaloi tri foto të saj të periudhës së para luftës në Kosovë. Është rritur në kohën e protestave dhe si artiste shumë dimensionale vazhdon të protestoj. Në kryeqytetin serb ndjehet e lirë dhe lojën me simbolet në art e sheh të pakufijshme. Fotot kishin flamuj, atë shqiptarë dhe atë të Kosovës.

Eliza Hoxha, artiste: “Përpjekjet tona që i kemi bërë në ’90 ka qenë pikërisht për atë flamur dhe atë kauz. Sheti i Kosovës së qytetarëve të saj dhe nuk është shtet komb”.

Gjenerata e saj ka luftuar për hapësirë në shprehje dhe liri. Dekada më vonë ajo lidhjet i sheh si ekzistuese dhe të rëndësishme sado të vogla të jenë. Urat e reja janë më të sinqerta se sa ato politike.

Eliza Hoxha, artiste: “Njerëzit e artit dhe të kulturës konsiderohen shumë naivë, njerëz shumë emocionalë edhe të prirur për të qenë idealistë. Unë mendoj se ata njerëz kanë bërë historine e njerëzimit dhe kanë treguar prej ideve që bota është më e mirë.”

Kufijeve të politikës, Eliza nuk u frikësohet dhe thotë se ka nevojë për të parë njëri-tjetrin në art pa e harruar origjinën dhe të shkuarën, por liria e secilit është objektivi i pafund./abcnews.al