Pas largimit të Valdrin Pjetrit nga Partia Socialiste, strukturat e partisë atje janë shkrirë. Rama ka dërguar nga Tirana Arben Pëllumbin dhe Musa Ulqinin për të udhëhequr zgjedhjet e reja në parti. Pëllumbi sqaron për ABC Neës se drejtuesi i ri politik i qarkut Shkodër do të caktohet nga kryesia e re pas janarit, ndërsa shpjegon se pse Ditmir Bushati nuk është pjesë e ringritjes së partisë në këtë zonë.
Ikja e Vladrin Pjetrit nuk la bosh vetëm karrigen e kryebashkiakut të Shkodrës, dhe as ndërpreu vetëm ëndrrën e Edi Ramës për të qeverisur këtë qytet, por ndërkohë, ka lënë gjithë qarkun verior pa një drejtues politik për Partinë Socialiste.
Në këto kushte, Edi Rama dërgoi nga Tirana, Arben Pëllumbin dhe Musa Ulqinin të drejtojnë partinë, deri në marrjen e një vendimi politik.
Për sekretarin organizativ socialist, dënimi që Valdrin Pjetri kishte fshehur, nuk mund të zbulohej dot paraprakisht nga PS.
Për të ribashkuar strukturat e partisë që ende nuk ishin mësuar më zëvendësimin e Ditmir Bushatit me Valdrin Pjetrin, gjithcka do të nisë nga e para.
Deputeti i Shkodrës, që dikur drejtonte qarkun, tashmë është jashtë loje.
Por kur do ta zgjedhë Edi Rama drejtuesin e ri politik për Shkodrën? Pëllumbi, si sekretar organizativ po monitoron zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë.
Çdo strukturë do të rifreskohet në Partinë Socialiste, po zgjedhje nuk do të ketë për kryetarin. /ABC News Albania 24/7