Fleckenstein: KE dhe PE japin dritën jeshile padiskutim

schedule17:08 - 21 Mars, 2018

schedule 17:08 - 21 Mars, 2018

Në një intervistë ekskluzive për ABC News, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaron, se  Komisioni Europian duhet t’a bazojë rekomandimin  për Shqipërinë vetëm në vëzhgimin e tij dhe jo në qëndrimin e shteteve anëtare.  Fleckenstein pranon, se aktualisht Gjermania, Holanda dhe Franca nuk janë në favor në hapjes së negociatave. Eurodeputetët duhet t’u shpjegojnë qeverive të tyre përgjigjjet për pyetjet e ngritura për Shqipërinë, për të krijuar një qasje më pozitive edhe në kryeqytetet e shteteve anëtare .

Gjatë ndërhyrjes suaj në eventin e miqve të Shqipërisë në Parlamentin Europian, ju prekët pikën më të ndjeshme që lidhet me qëndrimin e shteteve anëtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ju kërkuat nga Komisioni që të japë një rekomandim të qartë pa parë nëse ky rekomandim kënaq ose nuk kënaq shtetet anëtare. A ekziston shqetësimi se rekomandimi i Komisionit mund të influencohet nga shtetet anëtare?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: «Nuk besoj se ka ende vend për këtë shqetësim, sepse këtë gjë e shpjegoi përfaqëuesja e lartë e BE-së, Mogherini dhe kjo më bën të kem shumë besim. Por është shumë e rëndësishme që Komisioni Europian të thotë vetëm atë që vëzhgon dhe mbi këtë bazë të japë rekomandimin e tij. Ne në Parlamentin Europian do japim rekomandimin tonë dhe në fund shtetet anëtare do të vendosin në Këshillin e ministrave. Por këtë radhë kam një parandjenjë të mirë, që ka një shans të vërtet që vendimi të merret».

Ne dëgjuam shumë optimizëm gjatë eventit të miqve të Shqipërisë që vinte nga përfaqësuesja e lartë Mogherini, nga presidenti i Parlamentit Europian Tajani. Ndihet që tani që Komisioni Europian mund të publikojë një rekomandim pa kushte në 17 prill. Por ju thatë gjatë ndërhyrjes tuaj, se kemi ende punë për të bërë. Momentalisht, Gjermania, Holanda, po dhe Franca, keni të drejtë që e nënvizoni këtë, nuk janë pro hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE Si mund të binden qytetarët gjermanë apo qeveria gjermane që Shqipëria e meriton hapjen e negociatave?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: « Puna ime tani nuk ka të bëjë me bindjen e qyterarëve gjermanë, sepse ne flasim për hapjen e negociatave të anëtraësimit, që është një proçes që do marrë vite. Besoj, se asnjë në Gjemrani nuk mendon që të çelësh negociatat e anëtarësimit është diçka e rrezikshme. Por mund të ketë disa pyetje që janë ngritur nga qeveria apo parlamenti gjerman, që kërkojnë përgjigjje. Ne që punojmë ditë për ditë mbi këtë dosje kemi detyrën të shkojmë në shtetet tona anëtare dhe t’ju përgjigjemi pyetjeve që ngrihen, në mënyrë që të kemi një qasje pozitive për Shqipërinë jo vetëm në Bruksel, por edhe në  kryeqytetet e shteteve anëtare ».

A mendoni se qëndrimi i tyre do të ndryshojë deri në qershor ? Tre shtete të mëdha anëtare nuk janë pak. 

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Po, sepse unë do shkoj atje. Kjo ishte për shaka. Tani seriozisht. Nuk ka kundërshtim në parim për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ka disa pyetje lidhur me atë se si po vijohet me krimin e organizuar, si po shkon procesi i Vettingut . Mendoj, se balanca e Shqipërisë është goxha pozitive dhe ne mund t’ia paraqesim këtë tablo shteteve anëtare që kërkojnë më shumë shpjegime”.

Holanda ka si parim të thotë jo herën e parë për shtetetet kandidate që kërkojnë hapjen e negociatave. A mendoni se do jetë ndryshe këtë rradhë ?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: « Por në fund,Holanda dhe Gjermania kanë pasur përgjithësisht të njëjtin qëndrim. Le të shohim rezultatin. Unë jam vërtet shumë optimist dhe jo thjesht për të bërë zhurmë. Nëse nuk do bëhej realitet vërtetë, zhgënjimi do të jetë i madh. Le të presim qëndrimin e çdo institucioni. Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian e japin dritën jeshile pa diskutim, ndërkohë që për Këshillillin do shohim. Kemi kohë që të diskutojmë me ta dhe t’i bindim ata nëse është e nevojshme ». /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!