Flasin qytetarët që u bllokuan në Tiranë –Durrës

schedule14:47 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 14:47 - 1 Dhjetor, 2017

Drejtuesit e mjeteve që u  bllokuan në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e së enjtes tregojne se kanë qendruar në rrugë deri në orët e para të mëngjesit.   Ata thonë për ABC News se i telefonuan policisë, por  akush nuk shkoi për t’i ndihmuar.

“Rreth orës 6 e gjysëm të pasdites dhe ishte stopuar trafiku dhe në një moment vërshoi komplet. Kishte dhe një stuhi me shi të menjëhershme dhe arriti uji deri në 1 metër. U detyruam abandonuam makinat. Nuk na ndihmoi asnjeri, ishte e pamundur…Njoftuam policinë, por siç duket ishin shumë të zënë. Unë jam larguar direkt, braktisa makinën dhe direkt jam kthyer për Tiranë, kam arritur pas 3 orësh në Tiranë nga ato rrugët dytësore. Më ndihmuan disa persona dhe…”.

“Thjesht erdhi lum i madh këtu në autostradë. Ndihmë s’patëm nga njeri, deri në 05:00 të mëngjesit unë s’pashë njeri që të vinte. Të paktën u ngroha te ai hoteli atje pa drita”. “Në orën 6 e gjysëm doli uji këtej edhe ra shumë, u rrit niveli i ujit edhe ngelën. Nga Gjirokastra jam. Ja ai kamioni që ka ngelur i Gjirokastrës është”./abcnews.al

 

https://youtu.be/QMqkIO_1GmQ

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!