Flamurtari zyrtarizon trajnerin, i merr edhe kapitenin Kastriotit

schedule17:42 - 24 Qershor, 2022

schedule 17:42 - 24 Qershor, 2022

Flamurtari nis me njoftimet dhe fillimisht është konfirmuar se trajner edhe në Kategorinë e Parë do të jetë Dritan Resuli.

Vlonjati ka nënshkruar edhe për një sezon me Flamurtarin, ndërkohë që drejtuesit po punojnë edhe për përforcimet.

Me kuqezinjtë është bashkuar menjëherë mbrojtësi i krahut të djathtë, Sokol Neziri.

Ai ka lënë Superioren, ku luante me Kastriotin dhe mbante edhe shiritin e kapitenit. / abcnews.al