Është mbyllur takimi në Vlorë mes Flamurtarit dhe Partizanit, me rezultatin 1-1. Miqtë ishin dukshëm favoritë në këtë sfidë, pasi vinin si kryesues, por Flamurtari arriti të marrë një pikë nga kjo sfidë shumë delikate.
Ishte Belica në minutën e 54-ët që kaloi “Demat” në avantazh. Telushi gjuan nga një goditje dënimi dhe Moçka pret, por topi i kthyer shkon në këmbët e Belicës, që shënon.
Dukej se ky gol do të ishte i pari në triumfin e Partizanit, por Flamurtari befasoi, duke barazuar. Nebihu vetëm katër minuta pas golit të “Demave” arriti të barazojë, me një gjuajtje fluturimthi në hyrje të zonës./abcnews.al
FLAMURTARI-PARTIZANI 1-1
Nebihu 58′ / Belica 54′
Flamurtari (4-2-3-1): Moçka (c), Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Mucollari, Bajraktarevic (Rrapaj 55′), Nebihu, Nebija, Hoxhaj, Vatnikaj (Sukaj 66′), Ribaj (Haruni 80′). Trajner: Luan Birçe
Partizani: Hoxha, Idrizaj (Romero 47′), Belica, Boldor, Trashi, Cordeiro, Telushi, Mala, Asani (Brown 66′), Bardhi (Broja 86′), Çinari. Trajner: Franco Lerda
Kartonë të verdhë: Bajraktarevic 24′