Po luhen dy takimet e orës 16:00 në Superiore dhe para pak çastesh, janë mbyllur pjesët e para. Flamurtari udhëheq 2-1 përballë Laçit në Vlorës, ndërsa mes Vllaznisë dhe Luftëtarit, golat kanë munguar.
Në Vlorë, ndeshja është shumë e luftuar mes dy skuadrave, me rastet që nuk kanë munguar. Pjeshka kaloi në avantazh kuqezinjtë vlonjatë në minutën e 28’ të takimit, por 11 minuta më vonë, Xhixha barazoi për kurbinasit. Në sekondat e fundit të fraksionit të parë, Sukaj riktheu Flamurtarin në avantazh, me anë të një penalltie.
KATEGORIA SUPERIORE (16:00)
Flamurtari – Laçi 2-1
Pjeshka 28’, Sukaj (p) 45’ / Xhixha 39’
Flamurtari: Moçka, Qarri, Deliaj, Zeqaj, Pjeshka, Gocaj, K. Nebihi, Muçollari, Rrapaj, Vrapi, Sukaj. Trajner: Dritan Sadedini
Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Ignjatovic, Domgjoni, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Sulejman Starova
Vllaznia – Luftëtari 0-0
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Hygor, Sinho, Kruja, Lika, Shtubina, Zogaj. Trajner: Mirsad Jonuz
Luftëtari: Paiteris, Dushkaj, Isufi, Demo, Lala, Renja, Hyseni, Açka, Prikas, Ziaj, Fili. Trajner: Giorgos Marantas