Flamurtari i rrënuar i futbollit prek fundin, feston fitoren e Ramës

schedule14:21 - 27 Prill, 2021

schedule 14:21 - 27 Prill, 2021

Flamurtari po përjeton një nga momentet më të këqija në historinë e vet. Klubi vlonjat i futbollit rrezikon të bjerë në Kategorinë e Dytë, ndërkohë që nën administrimin e Sinan Idrizit ka prekur fundin.

Borxhet e këtij klubi vetëm Zoti i di. Gjyqet e humbura në FIFA vetëm sa shtohen, ndërkohë që Flamurtari as merkato nuk mund të bëjë dot, për shkak të dënimeve të marra nga qeveria e futbollit botëror.

Në aspektin sportiv vlerësimi për Flamurtarin sot është zero. Në fundjavë i mundi edhe Elbasani i vendit të fundit, që nuk kishte regjistruar asnjë fitore gjatë gjithë kampionatit.

Gjithsesi në djall rezultatet në fushën e lojës, rëndësi ka që Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare. Në faqen zyrtare të klubit gjejnë rastin ta festojnë diçka të tillë, teksa postojnë edhe një video nga mitingu përmbyllës i fushatës që kryeministri Rama mbajti në Vlorë.

Sigurisht shumica në qytetin bregdetar i janë gëzuar rezultatit të zgjedhjeve, por Flamurtari sigurisht që kurrë nuk mund të ketë një sigël partie. Ose edhe ka dhe në Vlorë nuk e dinë ende. Ndoshta… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!