Flamurtari i lumtur me fitoren e dytë me Partizanin

schedule13:58 - 1 Shkurt, 2018

schedule 13:58 - 1 Shkurt, 2018

Flamurtari është i lumtur pas fitores së tretë sezonale ndaj Partizanit. Trajneri Shpëtim Duro synon suksese në këtë sezon dhe shpreson të ketë në ekip një sulmues të ardhur nga Lacio.

Ia ka marrë dorën ish-ekipit të tij.

Shpëtim Duro është kthyer në makthin e Partizanit, pasi e ka thyer tri herë në këtë sezon.

Më herët në kryeqytet, kur të kuqtë drejtoheshin nga Iuliano, ndërsa këto ditë e mposhti në Vlorë për kampionat e Kupë.

Trajneri i Flamurtarit vlerëson arritjen dhe ka një kritikë për kundërshtarin.

DuroL: Isha i kënaqur edhe me 0-0. Më vjen keq që kam fituar 3 herë ndaj Partizanit, por jam profesionist. Më habit që Partizani nuk shënoi asnjë gol ndaj nesh.

Autor i golit, në bashkëpunim pa dashje me portierin e Partizanit, ishte Danilo Alvesh.

Braziliani është kritikuar jo pak këtë sezon.

Danilo Alvesh: “Po, jam shumë i lumtur për golin, sepse kisha shumë ndeshje pa shënuar. Shpresoj që të mos jetë goli i fundit, por të shënoj edhe shumë të tjerë. Uroj që të shënoj edhe kundër Kukësit, pasi për këtë stërvitem, por rëndësi ka që të fitojë skuadra”.

Tashmë, Duro dhe tifozët shpresojnë që Flamurtari të përforcohet edhe me një futbollist të ardhur nga Lacio dhe nga Igli Tare, si Mamadu Tunkara, sulmues 22-vjeçar që ka luajtur për Krotonen e Salernitanën.

Tunkara: “Jam i lumtur dhe e falenderoj drejtorin që më dha këtë mundësi. Më vjen shumë mirë që do të punoj dhe do të jem në këtë grup, pasi sot pashë se është shumë I bashkuar. Shpresoj të luaj për Flamurtarin dhe shpresoj që ekipi të shkojë sa më lart”./abcnews.al