Vetë emri i tyre do të thotë “të zjarrtët”. Brazilianët arritën një tjetër fitore në Kupën e Botës për klubet, pasi Flamengo mundi 2-0 skuadrën Esperans të Tunisit.
Tunizianët u përpoqën shumë, veçse diferenca në cilësi mes ekipeve ishte tepër e madhe.
De Arraskaeta në minutën e 17-të dhe Luiz Arauho në 70’ ishin ata që ndëshkuan Tunisin, në një përballje me sens unik.
Flamengo kontrolloi gjithçka me aftësinë për të qarkulluar topin në fushën e stadiumit “Linkoln Fajnenshël Fild” në Nashvill, duke ia lejuar atë kundërshtarit vetëm 31 për qind.
Mbi 700 pasime mes lojtarëve të ardhur nga Rio de Zhaneiro ia arritën qëllimit.
Skuadra më popullore në Brazil, me gati 50 milionë tifozë, ka shkuar në Shtetet e Bashkuara me pretendime për të sfiduar superfuqitë nga Europa, dhe fillimi është ai I duhuri.
Të mbiquajturit “Të djallëzuarit” apo “shkabat” padyshim që I kanë të gjitha mundësitë të kualifikohen nga Grupi D, ndërsa në 20 qershor është derbi ndaj Çelsit sërish në stadiumin e Nashvilit.