Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është në kërkim nga policia që prej muajit janar, pasi theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj.
Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.
Por mesa duket Fjollës nuk i intereson kjo situatë dhe vazhdon të shijojë jetën e lirë.
Së fundmi, këngëtarja ka treguar se ka udhëtuar drejt Dubait me partnerin e saj, Fisnik Syla. Ajo ka publikuar disa imazhe nga ky udhëtim dhe ka zbuluar se ka takuar një nga aktorët më të njohur të Hollywood-it, Steven Seagal.
Mirëpo, në fotot e publikuara në Instagram nga Dubai, të gjithëve i kanë ngelur sytë tek barku i rrumbullakosur i Fjollës.
Në këtë mënyrë të gjithë ndjekësit kanë nisur të dyshojnë se mos këngëtarja është shtatzënë. Mirëpo, asgjë nuk është konfirmuar ende nga çifti./abcnews.al