“Fjeta me të në kokën e krevatit”, Albana Osmani tregon çfarë ka bërë jashtë televizionit

schedule12:28 - 25 Korrik, 2020

schedule 12:28 - 25 Korrik, 2020

Moderatorja Albana Osmani ka disa kohë që është shkëputur nga ekrani.  Por mesa duket ajo është duke projetin e saj më të ri, i cili nuk ka lidhje me televizionin.

Dy orë më parë, Albana ka publikuar një video në Instagram,  ku shfaqet duke mbajtur në dorë librin e saj të parë, që do të vijë në gjuhën shqipe dhe në anglisht.

Moderatorja ka treguar se libri do të jetë i zhanrit shkencë dhe fantazi dhe ngjarjet janë zhvilluar në vitin 2117.

Sakaq, Albana ka pohuar entuziaste se nga gëzimi i madh ka fjetur me të te koka e krevatit, duke paralajmëruar se libri do të publikohet në muajt e parë të vjeshtës.

“MEZI PO PRESSSSSS Do të jetë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht edhe në version te digitalizuar . Nje histori e jashtezakonshme mes nje grupi te rinjsh dhe Inteligjences Artificiale ne nje kohe ku mbi toke ka kaluar viti 2117. Nje best seller valle?!”, shkruan moderatorja krah videos./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CDDsRsUFv47/