Analisti Arben Meçe i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, foli për vizitën e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Athinë, ku takoi emigrantët shqiptarë në Greqi.
Meçe u shpreh e Shqipëria nuk është më ajo e 30 viteve më parë, ndërsa u ndal te fjalimi i kreu të qeverisë, ku tha se thelbi është që shqiptarët të qëndrojnë krenarë.
Sakaq theksoi se fjalimi i Ramës nuk ishte nacionalist dhe se mjeshtërisht arriti të ndante politikën nga populli.
“Sot me atë miting dhe fjalim… si një shqiptar i mirë e ndjej veten krenar. Dinjitet, krenari dhe personalitet, kjo është në mënyrë të përmbledhur ai fjalim. Kishte debat për pjesëmarrjen, ishte një organizim që mund ta bëjë vetëm PS. Ishte një bast ku ne të gjithë ne e kemi dëshiruar por isha skeptik në menaxhimit të këtij organizimi. Rama triumfoi.
Gati 70% e fjalimit të Ramës është dinjiteti i këtij populli. Për të kuptuar duhet të themi si u dje fjalimi i Ramës. Duhej parë se si me lot me sy e ndoqën fjalimin e Ramës. Ishte si një histori e vuajtjes dhe suksesit. Ne e ndjejmë situatën ndryshëm. Thelbi i gjithë fjalimit ishte ‘Të jemi krenarë’. Mjeshtërisht Rama e ndau politikën nga populli.
Fjalimi nuk ishte nacionalist. Rama theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim për Greqinë përveç se marrëdhënieve. Ai i ngriti problemet, por jo si pretendim. Ajo që është e rëndësishme është që Shqipëria nuk është më ajo e 30 viteve. Ka një shprehje të thënë nga Rama “ato vite nuk kanë për tu kthyer për emigracionin shqiptar”. Komuniteti shqiptar në Greqi është bashke qeverisës, bashkëthemelues i Greqisë. Në politikë thuhet se këto komunitete janë pika e bashkimit. Po futemi, po kapet sektori i turizmit dhe jo pa qëllim thirrja u bë në atë sektor. Është një nga spirancat më të rëndësishme ku drejtohet ekonomia shqiptare.”, tha Meçe. /abcnews.al