Mesazhet e kryeministrit Rama ne parlamentin e Kosovës kane krijuar reagime te shumta. Një shpërthim i paprecedente ka ardhur nga ministrja e punëve te jashtme dhe diasporës ne Kosove.
Donika Gërvalla fjalimin e kryeministrit te Shqipërisë e konsideron “fushatë kundër Qeverisë Kurti”. Per mediat ne Prishtine Gervalla tha se Rama e keqpërdori foltoren e Kuvendit të Kosovës.
“Fjalimi i zotit Rama nuk u përshtat aspak me atmosferën që kishim. Ishte një fjalim që e keqpërdori shumë mikpritjen e Kosovës, të tij dhe të delegacionit të tij. Mendoj që nëse ai vjen për të bërë fushatë, duhet të vijë dhe ta bëjë këtë në mënyrë transparente kundër Qeverisë, pa keqpërdorur foltoren e Kuvendit”, ka thënë Gërvalla.
Ne lidhje me kërkesen e kryeministrit Rama për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit dhe implementimin e marrëveshjes se Ohrit, Gërvalla pretendoi se kjo nuk ishte këshillë vëllazërore.
“Nuk kishte asgjë vëllazërore në atë mes, sepse brenda familjes njeriu konsultohet me anëtarët e saj dhe nuk del para mikrofonave për të dhënë këshilla vëllazërore. Sigurisht, ishte një formë shtimi të presionit ndaj Republikës së Kosovës për të implementuar njëanshëm”, shtoi ajo.
Nuk dihet qëllimi i ketij reagimi, por mesa duket qeveria e Kurtit nuk do ti pranoje këshillat e kryeministrit shqiptar dhe realitetin ne te cilin Kosova ndodhet, e izoluar dhe sanksionuar nga vendet perëndimore.