Në fjalimin e lamtumirës, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se ndihet krenare për marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimin mes tyrë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ambasadorja tha se do të largohet me gjithë respektin për historinë, traditat dhe dashamirësinë shqiptare.
“SHBA ishin krenare që ndoqën udhëheqjen tuaj kur Shqipëria ishte në krye në detyrë e organizatës për sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë dhe kemi qenë krenarë të jemi partneri juaj më i ngushtë në Këshillin e OKB. Duhet të theksojmë se nuk janë rregullat ata që kërcënojnë paqen dhe sigurinë në mbarë botën por thyerja e tyre. Ne kemi vlerësuar partneritetin tuaj në mbështetjen e Ukrainës dhe në përballjen e pushtimit brutal dhe të paprovokuar të Rusisë.
Anembanë botës njerëzit kanë qenë të frymëzuar përfshirë SHBA ndërsa kanë parë që shqiptarët kanë nxjerrë jashtë rrezikut afganët e pambrojtur. Shqipëria ishte e para që doli vullnetare për të strehuar afganët, një shpalosje e jashtëzakonshme e traditës shqiptare të mikëpritjes dhe nderit dhe popullit shqiptar meriton respekt të jashtëzakonshëm për atë që ka bërë. Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri nuk kanë kurrë më të forta.
Patëm kënaqësinë të njoftonim në vitin e 100 vjetorit se shqiptarët kualifikoheshinpër viza në 10 vjet jo më në tre vjet. Në vitin e parë që kur zbatuam këtë provgram mbi 24 mijë shqiptarë morën viza 10 vjeçare. Ky është një hap i madh përpara për lidhjen dhe udhëtimin e biznesit midis vendeve tona. Kam besim se do të vijë dita kur nuk do të kërkohet më fare vizë. Jam krenare për përparimin që kemi bërë së bashku.
Kemi bërë hapa të mëdhenj për të çuar përpara partneritetin tonë, mbetet shumë punë por ajo që kemi bërë në tre vitet fundit do të na frymëzojë të gjithëve që shqiptarë e amerikanë të mos dorëzohen kurrë. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak. Dua t’ju shpreh shpreh diçka personale se përvoja ime këtu më ka ndryshuar në shumë mënyra të ndryshme. Do ta lë Shqipërinë me shumë respekt për historinë tuaj, traditat, këmbënguljen legjendare të shqiptarit. Do të largohem me mirënjohje për dashamirësinë dhe mirësinë tuaj. Do të largohem me simpati dhe solidaritet më të fortë për padurimin tuaj dhe për një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj. Do të largohem nga këtu me një shpresë më të madhe për këtë tokë si e jona.”, tha Kim.