Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fjalët e para si “parisien”, Hernandez: Dua të fitoj gjithçka te PSG

schedule20:16 - 9 Korrik, 2023

schedule 20:16 - 9 Korrik, 2023

Ditën e sotme, “gjigandët” francezë të Paris Saint-Germain prezantuan transferimin e tyre të 5-të për këtë merkato vere, teksa kanë njoftuar afrimin e qendërmbrojtësit të Bayern Munich, Lucas Hernandez për 50 milionë euro.

Menjëherë pas nënshkrimit, mbrojtësi francez tha dhe fjalët e tij të para si “parisien”, ku u shpreh se prej kohësh dëshironte një kalim te “gjigandët” e Ligue 1 dhe se do të fitojë gjithçka me fanellën e PSG.

“Unë e kam dashur këtë për një kohë të gjatë dhe më në fund ndodhi. Jam shumë i lumtur që jam këtu, kjo është një ditë e veçantë për mua. PSG është një klub ambicioz që kërkon trofe. Kam luajtur për skuadra të tjera të larta që gjithashtu kishin ambicie të mëdha. PSG dëshiron të arrijë gjëra të mëdha dhe shpresoj t’i ndihmoj ata me këtë.

Dua të jem pjesë e kësaj familjeje dhe të fitoj shumë trofe dhe unë do të bëj të gjitha përpjekjet e nevojshme për të siguruar që të gjithë të punojnë si një dhe të arrijmë sukses të madh së bashku.

Po kaloj në një klub shumë të madh me lojtarë shumë të fortë. Unë jam i ri dhe kam shumë për të mësuar. Kam ardhur për të studiuar, por mbi të gjitha për të fituar trofe, sa më shumë! Kjo është ajo që më motivon më shumë. Unë luaj për të fituar dhe dua të fitoj gjithçka këtu”,- tha mbrojtësi. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!