“Fjala Fest” është festivali që do të prezantojë për herë të parë letërsinë shqiptare në një festival në Milano.
Kryeredaktorja e revistës “Albania Letteraria”, Anna Lattanzzi ka treguar në “ABC e Mëngjesit” të gjitha detajet e këtij festivali, duke zbuluar se do të ketë një juri dhe po ashtu do të ndahen çmime të ndryshme.
Ky festival është mbështetur nga Italia dhe Shqipëria dhe ka për qëllim të prezantojë vendin tonë përmes fjalëve të shkrimtarëve të saj.
“Do të marrin pjesë autorët më përfaqësues të poezisë shqiptarë dhe autorët që jetojnë në Itali dhe kanë vendosur të shkruajnë në gjuhën italiane. Për sa i përkthimit, kemi dhe një çmim për përkthimin.
Nga Shqipëria do të ketë autorë që janë të njohur si Rita Petro dhe do të prezantojmë dhe një autore që nuk do të donim që ta zbulonim.
Objektivat e këtij festivali janë shumë të afërta, por do të shpërndaja shpërndarjen e poezisë shqiptare në Itali. Emri i festivalit nuk është i rastësishëm, sepse fjala do të jetë në qendër të këtij manifestimi, në qendër të këtij realiteti”, u shpreh ndër të tjera Anna./abcnews.al