Fituesja e vendit të 3-të në festivalin e RTSH: Qava, nuk e prisja!

schedule23:01 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 23:01 - 27 Dhjetor, 2019

Fituesja e çmimit të tretë në Festivalin e këngës në RTSH, këngëtarja 16 vjeçare Sara Bajraktari, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Provokacija, me gazetarin Mustafa Nano.

16 vjeçarja ndau me publikun, ndjesitë dhe emocionet që kishte përjetuar, jo vetëm në festivalin e këngës, por edhe gjatë performancave të ndryshme, në skena të tjera.

Përveç kësaj, këngëtarja e re tha se nuk e priste të vlerësohej me çmimin e tretë, duke qenë se konkurronte me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare, në festival.

Pjesë nga biseda:

Mustafa Nano: Çfarë bëtë pas fitores?

Sara Bajraktari: Qava që të lirohesha..më vonë sigurisht që po gëzoja.

Mustafa Nano: Skena a ju jep emocion?

Sara Bajraktari: Shumë..

Mustafa Nano: Në momentin që këndoni në skenë a i shihni spektatorët apo nuk e keni mendjen fare tek ata?

Sara Bajraktari: Unë futem në personazhin e këngës, harrohem aty, fokusohem diku dhe thjesht këndoj këngën e mundohem ta përcjell te publiku.

Mustafa Nano: Dmth e supozoni sallën bosh?

Sara Bajraktari: Nuk e marr parasysh fare, nuk e llogaris.

Mustafa Nano: Këtë këngë e ka bërë Adrian Hila?

Sara Bajraktari: Po…

Mustafa Nano: Ishte Adrian Hila që të zgjodhi ty apo ja kërkove ti këngën?

Sara Bajraktari: Unë mund t;ia kërkoja këngën dhe mund të mos më zgjidhte por që jam shumë e lumtur që mori përsipër të realizojë këngën time.

Mustafa Nano: Sa kohë duhet të realizoni këngën?

Sara Bajraktari: Orkestrimi dhe muzika është në dorën e kompozitorit, ndërsa këndimi është pjesa ime që sigurisht kërkon shumë prova.

Mustafa Nano: Cili është këngëtari shqiptar që ju e çmoni?

Sara Bajraktari: Egzona Ademi dhe Aurela Gace./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!