Fitorja me “poker”, rotacioni dhe gjendja e De Jong: Setien vlerëson Barçën

schedule09:38 - 14 Qershor, 2020

schedule 09:38 - 14 Qershor, 2020

Barcelona u rikthye me një fitore të thellë. Katalanasit triumfuan 0-4 në fushën e Mallorca mbrëmjen e kaluar, duke e nisur siç duhet kampionatin spanjoll. Dueli për titullin me Real Madrid do të jetë i ashpër deri në fund dhe kampionët në fuqi nuk mund të gabojnë aspak.

Vidal, Braithwaite, Jordi Alba dhe i përjetshmi Leo Messi ishin autorët e fitores me “poker”, rezultat të cilit i gëzohet Quique Setien. Trajneri i Barcelonës vlerëson ndeshjen e djemve të tij, teksa sqaron edhe gjendjen e De Jong, i cili u largua nga loja për shkak të një problemi fizik.

Ishte ndeshja e parë pas një kohe kaq të gjatë dhe ndjesitë që mora ishin pozitive. Gjithmonë ka diçka për të përmirësuar, por u treguam efikas. Jemi shumë të kënaqur, ishte një rinisje e jashtëzakonshme.

Rotacioni vlen për të gjithë, por disa lojtarë do të luajnë më shumë se të tjerët. Kemi cilësi të mjaftueshme për të bërë ndryshime në formacion. De Jong? Ma kërkoi ai zëvendësimin. Kishte një shqetësim të vogël, por nuk duket se është diçka serioze“, komentoi Setien. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!