Fitorja e Trump/ “Saga e Hagës duhet të marrë fund”, Pazajiti: Pritet t’i japë zgjidhje këtij procesi

schedule17:26 - 7 Nëntor, 2024

schedule 17:26 - 7 Nëntor, 2024

Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në garën me Kamala Harris. Ish-ministri i Brendshëm në Kosovë Zenun Pajaziti në një intervistë në “Ballkan Update” në ABC News, komentoi zgjedhjet në SHBA, fitoren e Donald Trump, duke u ndalur edhe tek ndikimi që mund të kenë në Kosovë.

Pajazit nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat shumë i rëndësishëm i Kosovës.

“Zgjedhjet në Amerikë ishin shumë të rëndësishme edhe për fatin e Gjykatës Speciale. SHBA janë një aleat shumë i jashtëzakonshme për Kosovën. Trump ka dalë me qëndrimin e tij jo vetëm për Jack Smith por edhe për të gjykuarit në Gjykatën e Hagës. Zoti Trump do ta përmirësojë Perëndimin nga një gabim kaq të madh me të gjithë këtë proces ndaj një lufte çlirimtare. Jemi të bindur që ky proces do të përmbyllet për më mirë. Fokusi ka qenë shumë i lartë jo vetëm për fati personal të atyre që janë atje. Ishte e padrejtë që krerët e UÇK të mbahen atje…Nëse nuk do të ketë korrigjime dëmi mund të jetë i madh. Të gjithë kemi shpresë se nuk do ta lejojë stërzgjatjen dhe një përfundim të manipuluar”, tha ai.

Gjatë intervistë, theksoi se në problemet e brendshme në Ballkan mund t’i trajtojë çështjet pak më ndryshe.

“E njohim politikën e tij pragmatike dhe presim që ky pragmatizëm të shtohet. Koha i ka bindur të gjithë që SHBA duhet të ketë një rol më ndryshe. Kjo është koha e Trump dhe presim përshpejtimin e mbylljes së këtyre telasheve. Kemi humbur shumë kohë me qeverisjen e deritanishme. Ky është një shans shumë i mirë dhe nëse nuk ka një vetëdijësim të udhëheqjes kosovare nuk do të ketë ndryshim”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!