Fitorja e Merz dhe ndikimi në rajon/Profesori i shkencave politike: Fokusi s’pritet të jetë te dialogu Kosovë-Serbi

schedule17:29 - 24 Shkurt, 2025

schedule 17:29 - 24 Shkurt, 2025

KOSOVË- Kristiandemokratët gjermane fitojnë bindshëm zgjedhjet gjermane, megjithëqë rritjen e te djathtës ekstreme, mbështetur nga Trump dhe Musk.

Partia e Fridrik Merz doli forcë e parë në zgjedhjet e së dielës, duke siguruar mbi 28% të votave. Por fituesit më të mëdhenj ishin e djathta ekstreme Alternativa për Gjermaninë, me një rritje thuajse 50% nga zgjedhjet e kaluara. Ky rezultat është i rëndësishëm edhe për rajonin dhe vijimësinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, i ftuar në “Ballkan Update” tha se fushata e Merz ka qenë e fokusuar tek çështjet e brendshme dhe emigracioni, ndërsa shtoi se çështjet e Ballkanit Perëndimor as nuk janë përmendur fare.

Duke analizuar dhe klimën e ndezur të retorikave SHBA-Gjermani dhe akuzave për ndërhyrje në zgjedhje, profesori i njohur tha se Gjermania po mendon të ripozicionohet më ndryshe në raport me çështjeve aktuale.

“Gjermani do të pozicionohet pak më ndryshe. Fushata zgjedhore e Merz ka qenë e fokusuar në dy çështje, politikën e brendshme, ekonomike dhe emigracionin. Çështja e Ballkanit as nuk është përmendur fare. Gjermani do t’i rishikojë politikat e saj të jashtme. SHBA dhe Rusia e izoluan BE. Ballkani do jetë pika e fundit që do diskutohet, nëse do diskutohet. Dialogu Kosovë-Serbi, jashtë fokusit të SHBA”, tha ai.

Ai theksoi se në klimën aktuale gjeo-politike, nuk shikon që aktorët të kenë fokus dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Fokusi nuk do jetë dialogu, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në Serbi dhe Kosovë. Të paktën për një farë kohe nuk do ketë një fokus real. Jemi vonuar në shumë çështje dhe do ta kemi të vështirë për të përballuar këto turbulenca ndërkombëtare. Unë nuk shoh që Kosova do të notojë në këto ujëra. Vullnet nuk mjafton më”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!