Fitorja drithëruese, Solskjaer i sinqertë: Nuk meritonim më shumë se një pikë

schedule19:24 - 26 Shtator, 2020

schedule 19:24 - 26 Shtator, 2020

Manchester United mori një fitore drithëruese ditën e sotme. Djemtë e Ole Gunnar Solskjaer triumfuan 2-3 në fushën e Brighton falë golit të Bruno Fernandes në minutën e dhjetë shtesë. Trajneri norvegjez foli pas sfidë në konferencën për shtypin, ku ndër të tjera tha:

Kur pësuam golin e dytë në minutën e pestë shtesë mendova: ‘ok, sapo humbën dy pikë, por ndoshta meritonim vetëm një. Filluam të luanim futbollin tonë vetëm pasi pësuam golin e parë nga Brighton.

Golat e BRIGHTON-MANCHESTER UNITED

Fitore e rëndësishme dhe përmirësim i madh, krahasuar me barazimet e shumta që kemi marrë sezonin e kaluar. Vjet ishim ekipi me më pak humbje pas Liverpool, por barazimet ishin realisht të shumta“, deklaron Solskjaer. /abcnews.al