Fitore e thellë e PS-së/ Von der Leyen uron Ramën: Shqipëria i përket BE-së, të vazhdojmë punën e ngushtë për reformat

schedule11:13 - 14 Maj, 2025

schedule 11:13 - 14 Maj, 2025

Në zgjedhjet parlamentare të 11 maji, Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Vond der Leyen, nëpërmjet një mesazhi në platformën X, ka uruar kryeministrin Edi Rama.

Ajo shprehet se Shqipëria ka bërë një përparim të madh sipas saj nën udhëheqjen e kryeministrit Rama. Gjithashtu thekson se është me rëndësi për të vazhduar punën për reformat e BE.

Mesazhi:

I dashur @ediramaal, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!