Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fitore e thellë e PS në 5 bashki/ “Berisha aset për Ramën”, Bejko: PD në rënie të lirë, një pjesë e mirë e demokratëve votuan socialistët

schedule13:44 - 10 Nëntor, 2025

schedule 13:44 - 10 Nëntor, 2025

TIRANË- Analisti Roland Bejko në një intervistë në “News Line” në ABC News tha se në zgjedhjet e zhvilluara në pesë bashki të dielën, PD ka pasur rezultatin më të keq që nga ’97.

Bejko nënvizoi se opozita nuk frymëzon më dhe se demokratët janë të lodhur me gënjeshtra dhe me mashtrime.

“Nuk e mendoja se do të dilte më poshtë se viti më i keq në historinë e saj që ishte ’97. Të gjithë ata që thonë se nuk humbi PD, por kandidatët e pavarur e kanë gabim. Mos mendoni se PD ka një organizim kushedi çfarë që të përballojnë zgjedhjet. Atje ku kanë pasur mbështetës kanë bërë sa të mundur por janë të lodhur po shkojnë drejt vitit të 16 në opozitë. Dhe janë të pamotivuar dhe po fsheh kokën si struci”, tha ai.

Më tej theksoi se deputetët nuk marrin guximin që të organizohen në bazë, ndërsa shtoi se Partia Demokratike është në rënie të lirë. Bejko u shpreh se halli vetëm i Sali Berishës ishte të mbronte familjen e tij dhe sipas tij të gjithë e kanë kuptuar se është vetëm për hallet e veta personale.

Sipas tij përsa kohë të jetë Berisha në PD nuk do të ketë asnjë ndryshim, duke shtuar se Berisha është “aset” edhe për Ramën. Ndërsa tha se gjithmonë ka zgjedhur një rrugë hileqare për të zgjidhur hallet e tij pasi “përfliten shuma të mëdha të aferave”.

“Berisha ka deklaruar që nuk ketë bojkot zgjedhjesh ai zgjodhi këtë rrugë hileqare për të fshehur kokën në rërë dhe për të lënë trupin jashtë. Në vend që të organizojnë partinë merren me fjalë. Nëse do të kishte një drejtues të përgjegjshëm, por jo ai del edhe flet për çdo gjë por vetëm për rezultatin e zgjedhjeve jo. Tregon një hipokrizi politike që karakterizon lidershipin e PD. Nuk të vjen kush nga mbrapa duke gënjyer…PD është në rënie të lirë për sa kohë të jetë Berisha. Shikon deputetët që nuk marrin guximin të shkojnë në bazë të organizojnë demokratët për protesta, sepse nuk u vjen më kush. Një pjesë e mirë e demokratëve kanë votuar për kandidatët socialistë. Hallet e veta Berisha i ka zgjidhur. Përfliten shuma të mëdha të aferave…”, tha ai.

Bejko nuk i kurseu kritikat edhe për partitë e vogla duke thënë se “humbën fytyrën e tyre” dhe se sipas tij po të ishin në garë me identitetin e tyre do të vendosnin të paktën një “gurë themeli” për ecurinë në vijim.

“Të bëhesh kryetar bashkie me minimumin historik të votave është e turpshme. Nuk ka legjitimitet moral. Partitë e vogla që dolën me bujë të madhe nuk ishin as ata gjëkundi. Po të ishin në garë me identitetin e tyre nuk do fitonin por do të vendosnin gurë të fortë themeli për nesër. Por mua më tremb fakti se pluralizmi nuk do të jetë funksional në Shqipëri dhe se nuk do ta ndihmojë demokracinë. Tashmë do jemi në një sistem pluralist dominues, kemi një parti që fiton gjithmonë për dobësi të opozitës dhe kemi një parti tjetër të zënë peng. Saliu e ka bërë opozitën vasale të qeverisë”, tha mes të tjerash Bejko.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!