Me sigurimin e titullit të 5-të kampion në 6 vitet e fundit, tekniku spanjoll i “qyetatërve” të Manchester City, Pep Guardiola ka arritur të shpallet për një tjetër vit, si “Trajneri i Vitit” në elitën e futbollit anglez.
Pasi siguroi çmimin për herë të 3-të gjatë karrierës së tij me “qytetarët”, Guardiola bëri dhe një koment të vogël teksa i konsideroi “blutë” e Manchester, si një skuadër e jashtëzakonshme
“Unë jam në një klub të jashtëzakonshëm dhe pa gjithë mbështetjen që kam pasur gjatë kohës sime këtu, kjo nuk do të ishte e mundur”- u shpreh Guardiola, pas shpalljes si “më i miri” i këtij viti në Kampionatin anglez.
Ndërkaq, kujtjomë se, në garën për trofeun personal, tekniku i “qytetarëve” mposhti rivalitetin e trajnerit të Arsenal, Mikel Arteta, italianit Roberto de Zerbi, të Brighton, anglezit Eddie Howe të Newcastle, belgut të Burnley, Vincent Kompany dhe trajnerit të Plymouth, Steven Schumacher. /i.m /abcnews.al