Fishkëllimat e tifozëve dhe fituesi Mourinho, rrëfehet Gareth Bale

schedule16:14 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 16:14 - 4 Dhjetor, 2019

Gareth Bale zgjodhi një mënyrë ndryshe për të festuar kualifikimin e Uellsit në Euro 2020. Lojtari i Real Madrid shpalosi një flamur të kombit të tij, aty ku shkruheshin prioritetet e tij: Uellsi, golfi dhe Real Madrid.

Ironia ndaj klubit nuk mungoi dhe diçka e tillë solli acarimin e tifozëve. Kritikat arritën kulmin, teksa nuk munguan ofendimet ndaj 30-vjeçarit. Bale sqaron situatën në deklaratën e dhënë për BT Sport dhe nuk mungon një koment për uljen e Jose Mourinhos në pankinën e Tottenham.

Bale duke festuar kualifikimin e Uellsit në Europian

Herën e parë që dëgjova ofendimin e tifozëve pësova një shok, nuk dija si ta menaxhoja atë situatë. Tani jam mësuar, ka ndodhur më shumë se një herë. Thjesht ngre supet, skam çfarë të bëj tjetër. Po punoj fort për t’u treguar tifozëve se çfarë jam në gjendje të bëj.

Mourinho? Jose është një fitues dhe klubi dëshiron të fitojë trofe. Mendoj se kanë vepruar mirë që morën Mourinhon. Portugezi është më i miri që mund të dërgojë Tottenham te trofetë“, përfundon Gareth Bale.