Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fishekzjarre dhe… farsë/ Zgjedhjet në PD, Berisha merr 94 përqind të votave

schedule23:04 - 23 Maj, 2026

schedule 23:04 - 23 Maj, 2026

Referendumi i PD-së, si një kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar.

Sali Berisha u rikonfirmua në një garë me veten si kryetar i PD-së, por humbi betejën e vërtetë, atë me demokratët.

Së pari, për herë të parë u pranua se rithemelimi u kthye në një ritkurrje të PD-së. Në 5 vite, Berisha ka çuar anëtarësinë nga 75 mijë në 50 mijë demokratë, pra 1/3 janë larguar ose përjashtuar.



Së dyti, Berisha edhe përballë vetes, mori 94% të votave, apo 37 mijë. 2 mijë të tjerë e votuan kundër, abstenuan ose në fletën e votimit shtuan si alternativa emrat e Salianjit apo Mereme Seles, duke i bërë të pavlefshme. 12 mijë të tjerë e bojkotuan.

Jo vetëm kaq, në vitin 2022 pjesëmarrja, kur Berisha ishte përballë një kandidati, Ibsen Elezi, ishte më e lartë: 46 mijë, dhe Berisha mori më shumë vota atëherë, 43 mijë.

Pra, në 4 vite, jo vetëm më pak demokratë, por edhe më pak votues pro Berishës.

Këto vetëm sipas shifrave të PD-së, që thonë se votuan rreth 39 mijë nga 51 mijë anëtarë.

Kandidati i përjashtuar nga gara për kryetar, Ervin Salianji, tha se sipas informacioneve të tij nga terreni, se në qytetet e mëdha nuk kanë votuar as 3 mijë e 900 demokratë.

Nëse merren në konsideratë shifrat që jep PD dhe ato të Salianjit, rezulton se janë 18 mijë demokratë më pak që votuan në këto zgjedhje. Vota të cilat do të shkonin për një kandidat tjetër. Këtu provohet edhe frika e Sali Berishës. Ai vërtet mund të ishte sërish fitues, por nuk do të kishte një fitore që do të sfidonte vetëm Kim Jong Unin në Korenë e Veriut.

Por pas 13 vitesh opozitë, më në fund një fitore në PD. Fitore ama përballë vetes.

Kësaj radhe, fishekzjarret nuk iu drejtuan më një ndërtese, por ndriçuan sheshin para saj. Por fishekzjarret ishin të njëjtët që u hodhën poshtë zyrës së Edi Ramës 11 protesta rresht. Por qëllimi i vërtetë nuk ishte të digjnin zyrën e kryeministrit, por të ndriçonin errësirën e thellë poshtë zyrës së kryetarit të opozitës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!