Wellinton Gustavo Fernandes Avelar, mesfushori brazilian me emrin sportiv Gigante, është larguar nga Vllaznia pa lënë asnjë shenjë.
I afruar në merkaton e verës, ai u grumbullua nga trajneri Thomas Brdaric vetëm në ndeshjen e kampionatit kundër Tiranës në “Loro Boricci”.
Gigante nuk mori asnjë minutë nga trajneri gjerman dhe tani e ka mbyllur bashkëpunimin me shkodranët para kohe.
Mesfushori qendror luajti me kuqeblutë vetëm në një ndeshje kupe kundër Labërisë dhe tani duhet të gjejë një tjetër ekip. / abcnews.al

