Firmosi i pari me Bashën, Mediu: Marrëveshja përcakton përfaqësimin e partive politike

schedule12:09 - 24 Shkurt, 2021

schedule 12:09 - 24 Shkurt, 2021

Ishte i fundit që mbylli negociatat me kryetarin e Partisë Demokratike, por kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i pari që firmosi marrëveshjen e koalicionit “Shqipëria Fiton” me Bashën.

Duke folur për mediat pas takimit me kryedemokratin Basha, Mediu tha se marrëveshja në fjalë përcakton përfaqësimin e partive politike nga ana e PD në zgjedhje. Po ashtu, Medi tha se kjo marrëveshje e firmosur nga Basha dhe aleatët  përmbyll qëllimet për fitore.

Pas Mediut, në Selinë Blu për të firmosur marrëveshjen është paraqitur kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!