Financimi rus në PD, Bardhi: Të japin llogari ata që kanë qenë në krye të Partisë në vitin 2017

schedule11:38 - 14 Shtator, 2022

schedule 11:38 - 14 Shtator, 2022

Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi komentoi lajmin që sipas një zyrtari amerikan, Rusia ka financuar Partinë Demokratikë në vitin 2017.

Në lidhje me këtë Bardhi tha se PD do të qendrojë gjithmonë në krah të SHBA-ve dhe se për këtë duhet të japin llogari ata që kanë qenë në krye të PD-së në vitin 2017.

“Nëse cënohen marrëdhëniet me SHBA-të, PD do të jetë gjithnjë në krah të SHBA-ve. Për këtë çështje referohuni zyrtarëve të PD-së që kanë qenë në krye të PD-së në ato vite.” , tha Bardhi.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga 24 vendet që janë financuar nga Rusia si një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda.

Sipas burimit, Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, dhe Shqipëria është një nga këto vende.

Sipas burimit të qeverisë amerikane, Rusia i ka dhënë Partisë Demokratike në vitin 2017 rreth 500 mijë dollarë përmes kompanive fantazëm.

/abcnews.al/